turizmi mjekesor nje trend ne rritje me shume te huaj zgjedhin shqiperine per te kryer nderhyrje estetike 6755a237c56ea

Turizmi mjekësor, një trend në rritje/ Më shumë të huaj zgjedhin Shqipërinë për të kryer ndërhyrje estetike

December 8, 2024
1 minut lexim

Në Shqipëri nuk e sjellin këmbët vetëm për turizëm, por, i beson asaj edhe anën estetike e shëndetësore. 25 vjeçarja italiane, Camila Lamberti prej një jave ndodhet në Tiranë, dhe ndryshe nga herët e tjera që ka ardhur për të shijuar bukuritë natyrore, kësaj here ndodhet në Shqipëri për një kontroll mjekësor, pasi ka kryer një ndërhyrje estetike në fytyrë.

Jam Kamila, jam italiane, vij nga Roma! Vendosa ta bëj operacionin në Shqipëri  për një çështje ekonomike. Jam ndier shumë mirë, ishin shumë të besueshëm dhe shumë të shpejtë. U ndjeva shumë mire. E gjeta klinikën për ta bëra operacionin në Instagram. Pashë disa sugjerime të mira dhe vendosa ta bëj në këtë klinikë, pra në Shqipëri”, tha italiania Camilla Lamberti.

Sipas ekspertëve vitet e fundit është rritur ndjeshëm turizmi mjekësor në vendin tonë, kryesisht të huajt zgjedhin shërbimet dentare dhe ato estetike.

“Kemi një numër të shtuar rastesh që vijnë, shërbime të parimbursueshme nga shtetet e BE-së. Kryesishtë vijn për shërbime dentare, ose transplant për  mbjelljen e flokëve, ndërhyrje të hundës, veshëve, për ndonjë anomali tjetër të fytyrës, kemi pacientë që bëjnë lifting”, mjekja ORL, Klodiana Zaharia.

Ashtu si të huajt, edhe ekspertët pohojnë se Shqipërinë e zgjedhin për shkak të çmimeve të lira krahasuar me vendet fqinje.

“Bëjnë research e veta, shoh që janë pacientë që vijnë duke pyet njëri-tjetrin. Çmimet në Europë janë 4-5 herë më të mëdhaja, kështu që me një buxhet të vogël, shijojnë edhe kulinarinë, peisazhin dhe vendin”, tha mjekja ORL Klodiana Zaharia.

Në Shqipëri për turizëm mjekësor vijnë nga çdo cep i botës, por besnik mbetën italianët.

“Më shumë është jugu i Italisë, plotë raste nga Anglia, Rumania, dhe Spanjollët…”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

fadil fazliu deklarohet i pafajshem per akuzat e speciales 6755a1849155b
Story i mëparshëm

Fadil Fazliu deklarohet i pafajshëm për akuzat e Speciales

napoli eshte favoriti kryesor 6755a5446acbf
Story i radhës

Napoli është favoriti kryesor

Të fundit nga

ShkoLartë