Tunizi, partitë marksiste mbështesin protestat kundër masave të COVID-19

Partitë marksiste në Tunizi njoftuan se kanë dhënë mbështetje për protestat që vazhdojnë që nga fundjava kundër masave të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe në të cilat janë përjetuar ngjarje të dhunës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një deklaratë e përbashkët u bë nga 12 partitë marksiste, përfshirë Lëvizjen e Punëtorëve, Partinë Demokratike Patriote, Partinë Revolucionare Socialiste, Lëvizjen e Flamurit të Punëtorëve dhe Marksistët Revolucionarë.

Ndaj protestave jepet mbështetje absolute thuhet në deklaratën në të cilën popullit i bëhet thirrja për vazhdimin e protestave deri në ndryshimin e plotë të regjimit aktual.

Po ashtu popullit i bëhet thirrje që të jetë i kujdesshëm ndaj përpjekjeve për dështimin e protestave nga “koalicioni” në pushtet (Koalicioni i përbërë nga Zemra e Tunizisë dhe Lëvizja Nahda).

Partitë Marksiste ftuan të gjitha forcat kombëtare dhe revolucionare që të bashkohen në radhët e popullit kundër koalicionit në fjalë.

Zv.presidenti i Unionit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Tunizi, (LTDH) Besam Itrifi në një deklaratë më 21 janar tha se në protestat e zhvilluara që nga fundjava e deri më tani janë arrestuar më shumë se 1.000 persona.

Protestat në Tunizi

Që nga fundjava në Tunizi janë mbajtur shumë protesta për arsye ekonomike, ku dhe në median sociale janë paraqitur pamje që tregojnë se gjatë protestave janë dëmtuar ndërtesa publike, janë djegur automjete private dhe janë plaçkitur dyqane.

Pandemia e COVID-19 e cila ka rënduar kushtet socio-ekonomike në kuptimin global, kanë ndikuar thellë edhe ndaj kushteve të jetës në Tunizi.

I privuar nga hyrja themelore e valutës së huaj dhe nga të ardhurat e turizmit i cili është burim i punësimit, vendi po lufton me probleme ekonomike si papunësia e lartë, kryesisht në mesin e të rinjve, dobësimin e fuqisë blerëse dhe rënien e investimeve.



. .

Ngjarja paraprake

Publikohen pagat e Kabinetit Zaev

Ngjarja e ardhëshme

Koeman kritikon skuadrën përkundër fitores ndaj Cornellas

të fundit nga