Tunizi, mbi 200 të arrestuar gjatë protestave kundër masave të COVID-19

Më shumë se 200 persona janë arrestuar në Tunizi, duke protestuar kundër ndalesës për dalje në rrugë e cila zbatohet në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Khaled Hayouni dha një deklaratë për AA lidhur me protestat e zhvilluara mbrëmë në Tunizi dhe disa qytete në të cilat ndodhën përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Ai tha se forcat e policisë arrestuan më shumë se 200 persona që sulmuan pronën publike dhe private.

Në pyetjen nëse ngjarjet kanë apo jo dimensione politike, Hayouni u përgjigj se “Planin pas ngjarjeve do ta hetojë prokuroria”.

Ministria tuniziane e Shëndetësisë në kuadër të masave për COVID-19 shpalli ndalesën 4 ditore të daljes në rrugë që nga 14 janari.



. .

Ngjarja paraprake

Gjysmëvjetori i dytë shkollor me kapacitete të shtuara

Ngjarja e ardhëshme

Koeman nuk dëshiron të jap informacione para finales

të fundit nga