Tuchel: Mount ka zemrën “Blu”

Trajneri gjerman Thomas Tuchel është i çmendur që të punojë vazhdimisht me Mason Mount, për të cilin thotë se ka zemrën “Blu”.

Mount, i cili është prodhim i akademisë së Chelseat, u bë ndër lojtarët favoritë të Tuchel kur ky i fundit morri drejtimin e skuadrës në janar të vitit 2021.

Tani, Tuchel insiston që dedikimi i yllit anglez asnjëherë nuk dështon që ta kënaqë dhe ta impresionojë atë.

“Ai është përplot me kualitet dhe ka një zemër ‘Blu’. Mason e dashuron klubin, ai e dashuron Chelsean”, tha Tuchel.

” Kjo është mënyra se si ai luan, dhe për këtë gjë ai ka përkrahjen tonë të plotë. Ai gjithmonë është i lëvizshëm dhe i gatshëm që ta shtyjë vetën drejt limitive”, shtoi më tej trajneri gjerman.

Me Chelsean jashtë aksionit deri në muajin e ardhshëm për shkak të ndeshjeve me kombëtare, fokusi i Mount do të jetë te miqësoret e Anglisë kundër Zvicrës dhe Bregut të Fildishtë

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Cili është efekti Mandela? Dhe e keni përjetuar?

Story i radhës

Qeveria miraton plan për punësim, peshon 1.8 miliardë denarë

Të fundit nga