Tuchel e di recetën për ta ndalur Man Utd

Thomas Tuchel ka bërë të ditur se e di recetën për ta ndalur skuadrën e Manchester United.

Trajneri gjerman i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, ka dhënë disa komente para ndeshjes së Ligës së Kampionëve.

Skuadra e tij do të përballet me gjigantët anglezë, Manchester United. Gjermani ka treguar se cilat do të jenë pikat kyçe për ta ndalur skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer.

“Do të jetë e domosdoshme që t’i ndalim ata para kundërsulmeve. Duam të kemi topin, të tregojmë stilin tonë dhe ta imponojmë atë. E dimë se ata janë të rrezikshëm edhe në ndërprerje”, ka thënë Tuchel.

“Këto janë pikat kyçe në të cilat duhet të mbrohemi mirë”, shtoi gjermani.

PSG kthehet në Ligën e Kampionëve pas një sezoni mjaft të mirë, kur arrinin edhe finalen. 

Ngjarja paraprake

SHBA padit 6 agjentë rusë për sulm ndërkombëtar kibernetik

Ngjarja e ardhëshme

A duhet të jeni “i pari”: Sa partnerë janë shumë para jush?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian