tubimi ne shkollen gjergj fishta abdixhiku 6 vite me pare u mblodhem ne korridor tash jemi plot ne salle korridor e oborr 67929ae6c9ab8

Tubimi në shkollën “Gjergj Fishta”, Abdixhiku: 6 vite më parë u mblodhëm në korridor, tash jemi plot në sallë, korridor e oborr

January 23, 2025
1 minut lexim

Në sallën e shkollës “Gjergj Fishta” në Prishtinë, Dega e Dytë e LDK-së organizoi tubim madhështor, ku kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, rikujtoi lidhjen e tij personale me këtë vend, duke ndarë kujtime nga fëmijëria.

“Në sallën e shkollës ‘Gjergj Fishta’ në Prishtinë, Dega e Dytë mbajti tubim. Ishte e veçantë! U ktheva pas gjashtë vitesh në tubim në këtë shkollë, por këtë herë ishte më veçantë. Gjashtë vite më parë ishim mbledhur në korridor; tani u mblodhëm në sallë, e koridori ishte plot e oborri ishte plot. E paparë. Një degë e Prishtinës kaq shumë zjarr! Janë pesë gjithsej! Dhe në këtë sallë, në këtë shkollë, kam kryer gjithë shkollën fillore. Ashtu siç e kishte kryer Floriani, Jehona, Berati e Jeta! Tani ishim bashkë, duke kërkuar mbështetjen për rrugëtimin tonë të djathtë mbarëkombëtar!” – tha Abdixhiku.

Abdixhiku theksoi përkushtimin e tij për realizimin e një sërë projektesh në Prishtinë, duke premtuar një investim prej 1.5 miliardë eurosh për kryeqytetin.

Prishtina është e qartë! 

124 është ndryshimi. Me 1.5 miliard euro investime në Kryeqytet, ky ndryshim mbetet i damiljeve të Prishtinës, rinisë së Prishtinës, prindërve e nxënësve të Prishtinës!” – tha kreu i LDK-së.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ishte larguar nga banesa 25 vjecari gjendet i vetevarur ne nje peme te liqeni i farkes 67929189c5b80
Story i mëparshëm

Ishte larguar nga banesa, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në një pemë te Liqeni i Farkës

perplexity lancoi asistentin e saj ai ne android 67929dbd3ab4d
Story i radhës

Perplexity lançoi asistentin e saj AI në Android

Të fundit nga

ShkoLartë