Tualetet bio ndryshojnë jetën në Kenia

Megjithëse shumë familje të varfra në të gjithë botën konsiderojnë tualetet si një kërkesë të panevojshme, mungesa e tyre shkakton 432 mijë vdekje nga diarreja çdo vit, thuhet në një raport të OKB-së, shkruan Anadolu Agency (AA).

Një projekt inovativ i nisur nga vendi i Afrikës Lindore, Kenia në qarkun e saj Kisumu perëndimor për të shndërruar tualetet në bio-tualete ka dhënë shpresë dhe frymëzim për të trajtuar krizat globale të higjienës në Ditën Botërore të Tualetit që shënohet më 19 nëntor çdo vit.

Afër Liqenit Victoria, rezervuarit më të madh të ujit në Afrikë, rajoni nuk kishte sisteme të duhura të kanalizimeve dhe vendasit kryesisht peshkatarëve u duhej të gërmonin gropa tualetesh ose të hidhnin mbeturinat e tyre në ujërat e ëmbla të liqenit të qetë.

Duke folur për AA, Dominic Kahumbu Wanjihia, një kenian i cili ka themeluar një kompani të quajtur “Biogas International’s” tha se përparësia më e madhe e këtyre tualeteve të reja të quajtura “Merry Loo” është se ato mund të instalohen mbi tokë.

“Tualetet me gropa janë shumë të ndyra dhe jashtëzakonisht patogjene. Tualeti i ri përmban një tretës me shumë ndarje për të siguruar likuidimin total të lëndëve të ngurta dhe fermentimin e plotë të tyre, që gjithashtu do të thotë se sistemi nuk mbushet kurrë dhe kurrë nuk kërkon të zbrazet”, tha ai.

Gjithashtu, ai tha se meqenëse nuk kërkohet asnjë gërmim, ato janë ekonomike.

Me kalimin e viteve, gropat e tualeteve kanë ndotur burimet e ujërave nëntokësore duke kërcënuar shëndetin e njeriut veçanërisht në vende si Kisumu ku njerëzit mbështeten tek puset, lumenjtë dhe Liqeni Victoria për ujë të pijshëm.

Sipas Wanjihia, tualeti mund të bëhet nga materiale lokale të riciklueshme dhe lehtësisht të arritshme, të tilla si pllaka hekuri, sizal, kashtë ose plastikë të ricikluar. Pjesa më e rëndësishme e tretësit mund të bëhet nga kontejnerë ose enë në formë daulleje.

Zinxhiri i bio-tualeteve mund të zhvillohet për të prodhuar biogaz i cili mund të përdoret për gatim. Ai prodhon bio-pleh si një nënprodukt i cili transportohet përmes kulluesve francezë për të rritur bimë. Më tej, një fermentues me shtatë faza siguron që uji për ujitje të mbetet i sigurtë për përdorim për shkak të fermentimit të plotë të mbetjeve njerëzore.

Wanjihia tani është i angazhuar në trajnimin e të rinjve për të bërë tretës për t’u dhënë atyre një burim jetese.

“Ne duam t’i trajnojmë të rinjtë të bëjnë tualet në mënyrë që ata të mund të zhvillojnë biznese të vogla dhe t’i furnizojnë miliona familje që u nevojiten në të gjithë vendin”, tha ai.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 14 për qind e kenianëve praktikojnë nevojat fiziologjike në ambient të hapur që do të thotë se afërsisht 6 milionë kenianë nuk kanë qasje në pajisjet e duhura sanitare.



. .

Ngjarja paraprake

Vjehrri e pengonte të bënte dush, nusja: Duhet ta pyesja çfarë rroba të vesh dhe kur të lahesha

Ngjarja e ardhëshme

Këshilli i Ambasadorëve: Bullgaria nuk është treguar si një vend i orientuar drejt Evropës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian