Truss akuzon Rusinë: Po përdor bisedimet e paqes si mundësi për t’u rigrupuar

Sekretarja e Jashtme Liz Truss ka akuzuar Rusinë se po përdor bisedimet e paqes me Ukrainën si një mundësi për të rigrupuar forcat e saj ushtarake.

Zonja Truss i tha The Times se bisedimet ishin një “perde tymi” dhe ajo ishte “skeptike” për qëllimet e Kremlinit.

“Nëse një vend është serioz për negociatat, ai nuk bombardon pa dallim civilët atë ditë,” tha ajo, përcjell “Bota sot”.

Truss deklaroi se: “Ajo që ne kemi parë është një përpjekje për të krijuar hapësirë që rusët të rigrupohen”.

Ajo shtoi: “Ne nuk shohim ndonjë tërheqje serioze të trupave ruse apo ndonjë propozim serioz në tryezë”.

Sekretarja e jashtme i tha The Times “rusët kanë gënjyer, gënjyer dhe gënjyer. Kam frikë se negociatat janë një përpjekje tjetër për të krijuar një devijim dhe për të krijuar një perde tymi”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Do të preferonit të ishit dashuria e parë e dikujt, apo dashuria e fundit? Përgjigjuni pas leximit

Story i radhës

Shqiptarët dhe izraelitët nuk shuhen

Të fundit nga