Trumpi po këshillohet nga ky person që t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve

Jared Kushner, dhëndri i Donald Trumpit dhe këshilltari i lartë i tij, e ka kontaktuar presidentin e SHBA-së duke e udhëzuar për pranimin e rezultatit të zgjedhjeve, njoftojnë burime për CNN-in.

Lëvizja ka ardhur pas deklarimit të Trumpit se Joe Biden po nxiton që “rrejshëm të pozojë si fitues” dhe se “gara nuk ka mbaruar ende”.

Joe Biden është zgjedhur president i ri i SHBA-së, ndonëse Trumpi ende nuk i ka pranuar rezultatet dhe ka nisur procedura ligjore në disa shtete.

“Nuk do të pushojë derisa amerikanët të kenë votim të sinqertë siç meritojnë dhe siç kërkon demokracia”, thuhet në komunikatën e Trumpit.

Kushner është i martuar me të bijën e Trumpit, Ivankan.

Demokrati Biden ka marrë urime nga udhëheqës politikë nga gjithë bota për triumfin në zgjedhje.

Biden mbrëmë i është adresuar qytetarëve amerikanë, duke thënë se është koha të shërohet Amerika dhe të bashkohet.

Biden dhe zëvendëspresidentja e re Kamala Harris, kanë lëvizur para me planifikimet për administratën e ardhshme, duke lansuar një uebfaqe dhe duke përgatitur ekipin e njerëzve për të nisur punën në agjencitë federale këtë javë.

Ngjarja paraprake

Hasani: 600 njësitë e para të remdesivirit mbërrijnë brenda nëntorit

Ngjarja e ardhëshme

John Legend me gruan e tij dalin në qytet dhe festojnë fitoren e Joe Biden

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian