Trumpi incizohet duke kërkuar të ndryshohet rezultati në Georgia

Presidenti amerikan, Donald Trump, është incizuar duke u kërkuar të shtunën një zyrtari në Georgia, që “t’ia gjejë votat e duhura” për ta ndryshuar rezultatin zgjedhor në SHBA.

“Dua vetëm të mi gjeni 11.780 vota”, i ka thënë Trumpi republikanit Brad Raffensperger në një incizim që e ka publikuar The Washington Post.

Ndërkaq, Raffensperger dëgjohet duke i thënë
se rezultatet në Georgia janë të sakta.

Sipas WP, Trumpi gjithashtu i bën presion Sekretarit të Shtetit të Georgias. Presidenti në këtë incizim dëgjohet teksa insiston se ai ka fituar zgjedhjet në këtë shtet dhe i thotë Raffenspergerit që “nuk ka asgjë të keqe që të thoni se i keni rinumëruar”.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Real Madrid të gatshëm të rinovojnë me Ramos, pa ulje të pagës

Ngjarja e ardhëshme

Mbi 2,84 milionë të prekur nga COVID-19 në kontinentin e Afrikës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian