Trumpi doli për pak kohë nga spitali, senatorët dhe mjekët e kritikojnë ashpër presidentin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka qëndruar në Spitalin Ushtarak Walter Reed për më shumë se dy ditë, ku u shtrua pasi u konfirmua se ishte infektuar me coronavirus.

Trump papritmas u largua për pak kohë nga spitali duke shkaktuar debat të madh në mesin e mjekëve dhe senatorëve.

Më i ashpër ishte mjeku, i cili gjithashtu punon në spitalin ku po trajtohet i pari i shtetit amerikan, James Phillips.

“Çdo person në veturë gjatë asaj vozitje krejtësisht të panevojshme presidenciale tani duhet të jetë në karantinë për 14 ditë”, shkroi James Phillips në Twitter, mjek dhe profesor i mjekësisë urgjente në Universitetin George Washington. “Ata mund të sëmuren. Ata mund të vdesin. Për shkak të shfaqjeve politike”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere e përshkroi daljen e Trumpit nga spitali si “një udhëtim të shkurtër” dhe shtoi se presidenti u kthye shumë shpejt në kompleksin e spitalit.

Por, kjo nuk i ka ndalur kritikat e shumta rreth rrezikimit të shëndetit të njerëzve të tjerë për shkak të tekeve të presidentit.

Senatori Brian Schatz, një demokrat nga Hawaii, shtoi se ai “lutet për shëndetin e anëtarëve të shërbimit sekret, të cilët e shoqëruan Trumpin: është e qartë për ta se rreziku është pjesë e punës së tyre, vetëm ata nuk duhet të vihen në një situatë, ku rrezikohen nga personi që duhet ta mbrojnë”.

Më herët dje, mjekët dhanë informacione të reja kontradiktore në lidhje me gjendjen e Trumpit.

Ata thanë se kishte humbur oksigjenin dy herë, gjë që është në kundërshtim me disa deklarata të mëparshme dhe konfirmon se gjendja e vërtetë e Trumpit ishte fshehur gjersa mori dozën e parë të deksametazonit, e cila zakonisht u jepet njerëzve që kanë probleme me frymëmarrjen. 

Ngjarja paraprake

Korrenti i merr jetën 16-vjeçarit në Berat, i ati në gjendje të rëndë

Ngjarja e ardhëshme

Dimitrov – Koja: Vazhdon mbështetja e OSBE-së në proceset reformuese në sferat e qeverisjes të së drejtës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian