Trump thotë se sonte do të dalë nga spitali

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të dalë sonte nga spitali në shtetin Maryland, ku ai po trajtohet për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Unë do të largohem nga Qendra Mjekësore Walter Reed sot në ora 6:30 pasdite. Ndihem vërtet mirë! Mos kini frikë nga Covid. Mos i lejoni t’ua dominojë jetën”, shkroi Trump në Twitter.

“Ne kemi zhvilluar, nën administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë!”, shtoi ai.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, tha më herët gjatë ditës se presidenti “vazhdoi të përmirësohej brenda natës”, duke shtuar se vendimi përfundimtar varet nga vlerësimi i mjekëve në mëngjes dhe konsultimi i Trumpit me ta.

74 vjeçari Trump të premten njoftoi se ai dhe Zonja e Parë Melania rezultuan pozitivë në koronavirusin e ri, disa orë pasi Hope Hicks, një nga ndihmësit e tij më të ngushtë që udhëtoi me të të mërkurën, rezultoi pozitiv në COVID-19.

Presidenti amerikan të premten në mbrëmje u dërgua në Qendrën Mjekësore Walter Reed, ndërsa niveli i oksigjenit i ra të premten dhe të shtunën.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se edhe ajo rezulotoi pozitive në koronavirusin e ri.



. .

Ngjarja paraprake

Covid në Evropë, OBSH: Infektimet më të Larta se Piku i Parë i Koronavirusit

Ngjarja e ardhëshme

Kris arma në orët e vona të natës në Gjilan, dyshohet për shkëmbim zjarri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian