Trump thotë se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden-it

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi sot se ai nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden, duke thyer një traditë të kahershme që shumë e shohin si një shenjë dalluese e transferimit paqësor të pushtetit të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të shkoj në inaugurimin më 20 janar”, shkroi Trump në Twitter.

Njoftimi shënon ndërprerjen më të fundit të traditave nga ana e Trump-it, por është ndoshta një nga më të theksuarat pasi presidentët në largim kanë marrë pjesë vazhdimisht në inaugurimin e pasardhësit të tyre.



. .

Ngjarja paraprake

Në këto vende do të ketë ndërprerjeje të rrymës për shkak të punimeve ne rrjet

Ngjarja e ardhëshme

​Muharremaj: Vërshimet e kanë përfshirë një të katërtën e Suharekës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian