Trump thirrje protestuesve: Pa dhunë, ne jemi partia e ligjit dhe rendit

Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pas eskalimit të protestës së mbështetësve të tij kundër konfirmimit nga Kongresi të fitores së kandidatit demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse Trump kishte thirrur vetë këtë protestë dhe madje kishte paralajmëruar se do të jetë protestë e ashpër, sot kur mbështetësit e tij rrëzuan barikadat dhe pas përleshjes me policinë arritën të futen brenda ndërtesës së senatit, ai po bën thirrje për qetësi.

“Unë po kërkoj nga të gjithë ju që jeni në Washington DC të qëndroni të qetë. Pa dhunë! Mos harroni, ne jemi partia e ligjit dhe e rendit – respektoni ligjin, burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në uniformën e kaltër (policinë). Faleminderit“, ka shkruar Trump në Twitter./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Paçarada me notën më të mirë te St. Pauli, barazojnë në udhëtim

Ngjarja e ardhëshme

SHBA, mbështetësit e Trump-it thyejnë barrikadën policore dhe hyjnë në ndërtesën e Kongresit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian