Trump sulmon ashpër FBI-në për shkak se nuk pati mbështetje në pretendimet e tij për mashtrim në zgjedhje

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përsëri ka vazhduar me sulmet e tij, por këtë herë ndaj FBI-së, për shkak të mosmbështetjes së pretendimeve të tij për mashtrim në zgjedhjet presidenciale, raporton Independent, transmeton Gazeta Sinjali.

Trump vazhdoi duke u ankuar se sipas tij “disa
u kanë shërbyer shumë presidentëve” dhe duke shtuar tutje se ishte i
zhgënjyer që nuk e kanë “goditur” askënd.

“Pse nuk është FBI në gjithë vendin”, ka thënë
ai sot në mëngjes, në intervistën e parë televizive që pas mbajtjes së
zgjedhjeve.

“Ata nuk janë dhe kjo është një gjë e
tmerrshme”, theksoi Trump.

Ai po ashtu ka thënë në Fox News se ai e ka
ndier që FBI “ishte duke munguar në aksion”.

Trump spekuloi se dikush në FBI është duke punuar kundër tyre. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

"Kauza palestineze po kalon nëpër rrethana të vështira"

Ngjarja e ardhëshme

Rina Balaj shfaqet nga një pompë benzine: Nuk ka stil në muajin dhjetor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian