Trump shkarkon shefin e sigurisë kibernetike

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump të martën ka shkarkuar zyrtarin më të lartë të sigurisë kibernetike mbi një deklaratë që ai bëri në lidhje me zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, Trump tha se Chris Krebs, drejtori i Departamentit të Sigurisë Kibernetike dhe Agjencisë së Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) është shkarkuar që bëhet “efektiv menjëherë”.

“Deklarata e fundit nga Chris Krebs mbi sigurinë e zgjedhjeve 2020 ishte shumë e pasaktë, pasi ka pasur mashtrime, përfshirë votimin e njerëzve të vdekur. Vëzhguesit e zgjedhjeve nuk u lejuan të futen në vendet e votimit, gabime në makineritë e votimit që ndryshuan votat nga të Trumpit në të Bidenit, votim i vonuar dhe shumë më tepër”, shkroi Trump në Twitter.

“Prandaj, Chris Krebs është shkarkuar si drejtor i Sigurisë Kibernetike dhe Agjencisë së Sigurisë së Infrastrukturës”, shtoi ai.

Shkarkimi i tij vjen disa ditë pasi CISA tha se gara presidenciale ishte më e sigurta në historinë e SHBA-ve, një deklaratë që Trump e ka kontestuar prej kohësh që nga fillimi i numërimit të votave.

Në deklaratë theksohet se nuk ka asnjë provë që ndonjë sistem votimi fshiu ose humbi votat, ndryshoi votat ose ishte në ndonjë mënyrë i komprometuar.

Trump pretendon se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe ka parregullsi dhe mashtrime të votuesve.



. .

Ngjarja paraprake

Pandemia: Rekorde të reja rastesh pozitive në Shqipëri

Ngjarja e ardhëshme

Aksident i rëndë në rrugën Dellçevë – Makedonska Kamenicë, një i vdekur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian