Trump: Prishja e armëpushimit në Malësinë e Karabakut është “zhgënjyese”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se prishja e armëpushimit të fundit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë është “zhgënjyese”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Para fluturimit për në një tubim elektoral në Michiga, Trump tha se të dy vendet do të “kthehen së bashku” pasi dhuna po përshkallëzohet midis dy fqinjëve mbi zonën e Malësisë së Karabakut.

“Ata kanë qenë të angazhuar në të (Malësinë e Karabakut) për shumë, shumë vite. Po, është zhgënjyese për ta parë këtë. Kjo ndodh kur keni vende që janë grindur për të një kohë të gjatë. Ata do të kthehen së bashku”, tha Trump. 

Komentet e tij erdhën pasi një armëpushim i ndërmjetësuar nga Washingtoni fundjavën e kaluar ishte jetëshkurtër, pasi Baku tha se Yerevani shkeli armëpushimin. 

Dje Azerbajxhani tha se forcat armene vazhduan të sulmojnë vendbanimet civile dhe njësitë ushtarake të Azerbajxhanit, pavarësisht armëpushimit të ri humanitar.

Një armëpushim i ri i përkohshëm humanitar midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, i ndërmjetësuar nga SHBA-të, u njoftua të dielën dhe hyri në fuqi dje në orën 8 të mëngjesit sipas orës lokale.

Që kur shpërthyen përplasjet më 27 shtator, Armenia vazhdimisht ka sulmuar civilët dhe forcat azerbajxhanase, madje duke shkelur tre armëpushime humanitare që nga 10 tetori. Deri më tani të paktën 65 civilë azerbajxhanas janë vrarë dhe 297 të tjerë janë plagosur. 

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit.

Disa rezulta të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë “tërheqjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të forcave pushtuese” nga territori i pushtuar i Azerbajxhanit. 

Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit për pothuajse tre dekada ka qenë nën pushtim të paligjshëm të Armenisë.



. .

Ngjarja paraprake

​Pyetet për Ronaldon, Koeman jep këtë përgjigje

Ngjarja e ardhëshme

WhatsApp së shpejti do të ketë një opsion të shumëkërkuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian