Trump pranon se Biden ka fituar

Presidenti amerikan Donald Trump e pranon për herë të parë fitoren e kandidatit demokrat Joe Bidenit.

Ai me anë të një shkrimi në Twitter potencon që zgjedhjet presidenciale ishin manipuluar.

“Ai fitoi pasi zgjedhjet u manipuluan. Në zgjedhje nuk u lejuan vëzhguesit dhe monitoruesit e votave”, shkruan Trump.

Kjo nuk është hera e parë që Trump reagoi në këtë mënyrë për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Ai edhe më herët pati hedhur akuza për mashtrim, derisa pretendonte se shumë prej votave në kuadër të tij ishin “zhdukur”.

Akuzat për mashtrimin e zgjedhjeve u demantuan së fundmi nga zyrtarët federalë të zgjedhjeve amerikane.

Sipas komitetit ende nuk kishte prova që ndonjë sistem kishte fshirë ose edhe ndryshuar votat.

Fitorja e Bidenit në zgjedhjet presidenciale amerikane u projektua nga rrjetet televizive amerikane. Aktualisht Biden qëndron me 306 vota elektorale, derisa Trump posedon 232 sosh. 

Ngjarja paraprake

Partneri i Giggs: Bale ka nisur të dashurohet përsëri në futboll pas largimit nga Real Madridi

Ngjarja e ardhëshme

Parashikimi i motit për pesë ditë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian