Trump pranon humbjen ndaj Biden dhe dënon dhunën në Capitol Hill

Presidenti Donald Trump të enjten dënoi mbështetësit e tij të dhunshëm që sulmuan Kapitolin të mërkuren dhe pranoi humbjen ndaj rivalit të tij demokrat, presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Në një video-mesazh të ri, Trump tha se tani që Kongresi ka certifikuar rezultatet, “administrata e re do të inaugurohet më 20 janar” dhe “fokusi i tij tani kthehet në sigurimin e një tranzicioni të qetë dhe rregullt të pushtetit”. Ai gjithashtu foli kundër dhunës në Kapitol, duke e quajtur atë një “sulm të neveritshëm”. Trump tha se ishte i “zemëruar nga dhuna, si dhe shkelja e ligjit dhe rendit”.

Ai nuk foli mbi rolin e tij në nxitjen e dhunës. Por ai u tha mbështetësve të tij se, ndërsa ai e di se ata janë “të zhgënjyer”, ai dëshiron që ata ta dinë se “udhëtimi ynë i jashtëzakonshëm sapo ka filluar”.

Mesazhi i Trump:

/GazetaSinjali/

Ngjarja paraprake

Si të hiqni njollat e vajit

Ngjarja e ardhëshme

Kina izolon 11 milionë banorë, pasi zbulohen 100 të infektuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian