trump politike presioni ndaj fuqive te tjera ish ambasadori shqiptar ja cfare e pret europen 678cbef857366

“Trump, politikë presioni ndaj fuqive të tjera” ish-ambasadori shqiptar: Ja çfarë e pret Europën

January 19, 2025
1 minut lexim

Ish-ambasadori Agim Nesho ishte këtë të shtunë i ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania ku folur rreth ndryshimeve që pritet të sjellë administrata e Turmp-it.

Sipas tij presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do zhvillojë një politikë paralele presioni ndaj fuqive të tjera të botës.

“Trump do të veprojë me iniciativë. Nëse shikojmë politikën e tij të jashtme e cila deri më tani është shpalosur në një sërë segmentesh të tjerë si çështja e Groenlandës, e Panamasë, e Kanadasë e të tjera.

Është sipas diplomatit dhe njeriut që e ndjek politikën e jashtme edhe në pozicione të caktuara, kjo është një përshtatje për të gjitha politikat agresive që fuqitë e mëdha si Kina, Rusia e të tjera mund të shkaktojnë disbalanca në atë rregull të përgjithshëm të botës.

Trump po zhvillon një politikë paralele presioni ndaj fuqive të tjera. Kur vjen për punën e NATO-s unë mendoj se Trump ka qenë njeriu që ka diferencuar fuqinë e Polonisë, në një fuqi që në idenë e tij Europa duhet të jetë një Evropë e ndarë, një Evropë që të jetë brenda funksionimit dhe aleancës me SHBA-në por me një violinë që të drejtohet nga Amerika”,-tha Nesho.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

deponi veturash te vjetra afer policise dhe gjykates ne kumanove komuna premton zgjidhje 678cba0b75435
Story i mëparshëm

Deponi veturash të vjetra afër Policisë dhe Gjykatës në Kumanovë, komuna premton zgjidhje

akuzat dhe sharjet ndermjet partive politike pritet te ashpersohen ne ditet e fundit te fushates 678cc8598bd88
Story i radhës

​Akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike pritet të ashpërsohen në ditët e fundit të fushatës

Të fundit nga

ShkoLartë