Trump për vaksinën antiCOVID: Nuk doli më herët për të humbur unë

Njoftimin për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit, që ka dalë të jetë 90% efektive nuk e ka pritur aspak mirë presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili humbi zgjedhjet e fundit presidenciale, Donald Trump.

Sipas tij, Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA) e shtyu me qëllim punën për vaksinën anti-COVID, në mënyrë që ta pengojë atë për t’i fituar zgjedhjet.

Të hënën, kompania Pfizer deklaroi se vaksina e saj ka pasur 90% efekt në testime. Këto të dhëna, do të analizohen nga FDA që do të nisë edhe programin e vaksinimit masiv.

“FDA dhe demokratët nuk donin që të më jepnin fitoren e vaksinës para zgjedhjeve, kështu që rezultatet dolën pesë ditë më vonë. Siç e kisha thënë prej kohësh”, shkroi Trump, në Facebook. “FDA duhet ta kishte shpallur më parë, jo për arsye politike, por për të shpëtuar jetë”.

Në një seri reagimesh, në Facebook, Trump tha gjithashtu se “nëse president do të kishte qenë Joe Biden, vaksina nuk do të kishte dalë edhe për katër vite të tjera”.

Trump kishte thënë vazhdimisht se vaksina do të dilte para zgjedhjeve, por nuk ndodhi kështu. Pfizer kishte deklaruar më parë se do të mësonte që në tetor mbi rezultatet e testimeve të vaksinës së saj, por ndryshoi datën e shpalljes së rezultateve duke thënë që priste miratimin nga FDA për përdorim emergjent të vaksinës në javën e tretë të nëntorit./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Propozimi i Bashkimit Evropian rrezikon enkriptimin fundor të WhatsApp dhe Signal

Ngjarja e ardhëshme

Selektori i Kosovës flet për ndeshjet që Kosova i luan në nëntor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian