Trump për sulmin në Vjenë: Akt i ndyrë i terrorizmit, sulmet kundër njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Vjenë ku mbetën të vrarë tre persona, përfshirë këtu edhe sulmuesin, si dhe 15 të tjerë të plagosur.

Trump në Twitter ka thënë se ky sulm është një akt tjetër i ndyrë i terrorizmit në Evropë.

Ai ka thënë se këto sulme kundër njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen.

“SHBA qëndron me Austrinë, Francën dhe të gjithë Evropën në luftën kundër terroristëve, përfshirë terroristët radikalë islamikë”, ka thënë presidenti amerikan.

/GazetaSinjali/

Ngjarja paraprake

Vetëm të guximshmit dashurojnë, mos e harroni këtë!

Ngjarja e ardhëshme

Sulmi në Vjenë: Mbyllet përkohësisht ambasada austriake në New Delhi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian