Trump nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Bidenit si president

Presidenti në largim
i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se nuk do të
marrë pjesë në procesin e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, më
20 janar, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky njoftim erdhi pak orë pasi ai premtoi një kalim të qetë të
pushtetit.

Ka pasur diskutime në Shtëpinë e Bardhë nëse Trumpi do të
largohet më 19 janar, raporton “Reuters”.  Sipas burimeve, ai pritet të shkojë në resorin
në Florida.

“Për të gjithë ata që
kanë pyetur, nuk do të shkoj në inaugurim më 20 janar
”, ka shkruar Trumpi
në Twitter.

Trumpi me këtë rast do të thyejë traditën duke mos marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Biden.

/GazetaSinjali/

Ngjarja paraprake

Ja kur hidhet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës!

Ngjarja e ardhëshme

Plagosen 7 palestinezë në përplasjet me ushtrinë izraelite

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian