Trump njoftoi se Sudani i normalizon marrëdhëniet me Izraelin

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se Sudani ka rënë dakord të hapë marrëdhënie të plota diplomatike me Izraelin, duke e bërë atë vendin e tretë në muajt e fundit që e bën këtë pas Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, e konfirmoi këtë veprim duke thënë në Twitter se kjo shënon “një hap tjetër të madh drejt ndërtimit të paqes në Lindjen e Mesme me një komb tjetër që i bashkohet Marrëveshjeve e Abrahamit”.

“Marrëveshjet e Abrahamit” është emri që u është dhënë pakteve të ndërmjetësuara nga Trump që kanë nënshkruar shtetet arabe për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.

Para zhvillimeve të fundit, Egjipti dhe Jordania ishin shtetet e vetme arabe që kishin marrëdhënie me Izraelin. Egjipti e bëri këtë në vitin 1979 dhe Jordania në vitin 1994.



. .

Ngjarja paraprake

GRUBI: Maqedonia e Veriut rrjetin 5G do ta zhvillojë bashkë me Amerikën

Ngjarja e ardhëshme

Prokuroria në Mitrovicë thotë se i kanë marrë me prioritet sulmet ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian