Trump ngrit procedurë për rinumërim të votave në Wisconsin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur
një procedurë për rinumërimin e votave në qarqet Milwaukee dhe Dane të
Wisconsin-it, një nga shtetet kritike të zgjedhjeve presidenciale, transmeton
Gazeta Sinjali.

Megjithëse kandidati
demokrat, Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të mbajtura në vend më 3
nëntor, sipas rezultateve jozyrtare, ndërsa Trump vazhdon të këmbëngulë se në
zgjedhje ka pasur mashtrime dhe se ai është fituesi i vërtetë.

Trump pretendon se në
Milwaukee dhe Dane ka pasur parregullsi të mëdha në votim. Trump gjithashtu ka
paguar shumën prej 3 milionë dollarësh të kërkuar nga ky shtet për rinumërimin
e votave.

Sipas rezultateve jozyrtare, Biden fitoi zgjedhjet në shtetin e Wisconsin-it me dhjetë delegatë, duke marrë 20.608 vota më shumë se Trump. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Rruga që u shtrua para 10 ditësh në Llap, bëhet si fli

Ngjarja e ardhëshme

Është akuzuar gjithmonë se u bë shkak që Justin të ndahet nga Selena, flet Hailey

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian