trump nenshkruan urdhrin ekzekutiv qe i hap rruge adoptimit te gjere te kriptomonedhave 679362ae55615

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që i hap rrugë adoptimit të gjerë të kriptomonedhave

January 24, 2025
1 minut lexim

Presidenti Amerikan Donald Trump ditën e Enjte urdhëroi krijimin e një grupi ngarkuar me propozimin e baze rregullatore për asetet dixhitale dhe eksplorimin e krijimit të një rezerve kombëtare kriptomonedhash.

Kështu Trump përmbush premtimin e tij për të rregulluar kriptomonedhat në SHBA. Urdhri ekzekutiv i Trump gjithashtu kërkon që shërbimet bankare për kompanitë e kriptoaseteve të mbrohen dhe vjen si përgjigje e aludimeve të industrisë se janë bllokuar nga aksesi i shërbimeve bankare.

Urdhri gjithashtu ndalon krijimin e monedhave dixhitale të emetuara nga banka qendrore në SHBA të cilat mund të konkurrojnë me kriptomonedhat ekzistuese.

Në një tjetër veprim kyç të nxitur nga industria e kriptove, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të SHBA-së anuloi të enjten vonë udhëzimet e kontabilitetit që e kishin bërë shumë të kushtueshme për disa kompani të listuara në mbrojtjen e aseteve të kriptove në emër të palëve të treta. Industria e kriptove tha se udhëzimet kishin penguar adoptimin e aseteve dixhitale.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump kishte premtuar të bëhej “presidenti kripto” dhe të promovonte adoptimin e aseteve dixhitale. Qëndrimi i tij është plotësisht i kundërt me atë të Joe Biden i cili goditi rëndë industrinë dhe autoritetet rregullatorë të tij paditën Coinbase, Binance dhe disa emra të tjerë të shquar të industrisë.

Urdhri i së enjtes u brohorit nga industria e kriptove, e cila kishte shtyrë që administrata e re të dërgonte një sinjal të fortë mbështetjeje në ditët e para të Trump në detyrë.

Nëse zbatohet nga rregullatorët përkatës, urdhri i Trump ka potencialin për të shtyrë kriptovalutat në adoptim masiv, thanë ekspertët rregullatorë dhe kripto. Ai pason njoftimin e SEC të së martës se po krijonte një grup pune për të zhvilluar një politikë për kriptoasetet. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

partite politike po shfrytezojne resurset shteterore per fushate 67935fe1087fb
Story i mëparshëm

​Partitë politike po shfrytëzojnë resurset shtetërore për fushatë

lajcak takon lideret e ballkanit diskutojne per integrimin e tyre ne be 679362e916e27
Story i radhës

Lajçak takon liderët e Ballkanit, diskutojnë për integrimin e tyre në BE

Të fundit nga

Ninja: Video-loja Overwatch është e vdekur

Streameri i njohur Ninja thotë se Overwatch është “i vdekur”, pas shpalljes së video-lojës, Marvel Rivals. Video-loja Marvel Rivals frymëzohet pikërisht prej Overwatch, si nga mënyra se si janë dizajnuar personazhet, ashtu
ShkoLartë