Trump ndihet “shkëlqyeshëm” dhe është “pa simptoma”, thotë mjeku i presidentit

Donald Trump ka vazhduar të rikuperohet pas infektimit me coronavirus.

Sean Conley ka lëshuar një komunikatë të re rreth gjendjes shëndetësore të presidentit, duke pretenduar se Donald Trump ka qenë “pa simptoma për më shumë se 24 orë”.

Sipas mjekut, Trump “nuk ka pasur nevojë dhe as ka marrë ndonjë oksigjen shtesë që nga shtrimi në spitalin fillestar”, dhe ka qenë “pa ethe për më shumë se katër ditë”.

“Testimet demonstruan nivele të admirueshme të antitrupave SARS-CoV-2 IgG në trupin e presidentit”, pohoi ai.

Trump ka konfirmuar për mjekët se ndihet “shkëlqyeshëm!” gjersa Conley nuk i ka informuar gazetarët që nga e hëna.

Ndryshe, Trump gjatë javës së kaluar është infektuar me virusin e njohur si COVID-19. 

Image

 

Ngjarja paraprake

SHBA, lirohet me kaucion ish-polici i akuzuar për vrasjen e George Floyd

Ngjarja e ardhëshme

Ligji për Arsimin e Lartë – pa shpresë edhe në këtë legjislaturë

të fundit nga