Trump me video iu drejtohet amerikanëve: Po bëj më mirë

Presidenti Donald Trump ka mbërritur në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed” dhe bëri një video duke thënë se ai po mendon që “është duke bërë më mirë”.

Helikopteri “Marine One” zbarkoi pranë spitalit ushtarak të premten në mbrëmje dhe Trump u dërgua në spitalin ushtarak.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se kjo u bë si masë parandaluese dhe se Trump do të punojë nga suita presidenciale e spitalit, e cila është e pajisur për ‘ia mundësuar atij të vazhdojë detyrat zyrtare.

Kur Trump doli nga Shtëpia e Bardhë, ishte duke mbajtur maskën dhe i ka përshëndetur gazetarët me gishtin e madh.

Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany tha se Trump “mbetet në humor të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka punuar gjatë gjithë ditës”.

Pak para se të nisej për në spital, mjeku i tij personal, Dr. Sean Conley, tha në një njoftim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë se ai kishte marrë një koktej eksperimental të antitrupave.

Ngjarja paraprake

Janë arrestuar dy persona, nga Kondova dhe nga Sllatina për vuajtjen e dënimeve me burg nga pesë dhe gjashtë vjet

Ngjarja e ardhëshme

Kaçe firmos te rivalët e përjetshëm të PAOK-ut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian