Trump me kërkesë interesante për Biden: Të testohemi për drogë para debatit të parë presidencial

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se do të kërkojë që kundërshtari i tij në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, të testohet për drogë përpara debatit të së martës.

Donald Trump deklaroi se do të kërkonte që, para ose pas debatit parazgjedhor të planifikuar për të martën, kundërshtari demokrat të testohej për praninë e narkotikëve.

Ai shtoi se do të pajtohej që edhe vetë të kryej testin për drogë.

“Unë do të kërkoj me forcë një testim të drogës për gjumashin, Joe Biden para ose pas debatit të së martës në mbrëmje. Natyrisht, edhe vetë pranoj ta bëj”, shkruajti Trump në Twitter.

Sipas portalit amerikan Hill, Trump më parë ka kërkuar që kandidatët të testohen për praninë e drogës para debateve parazgjedhore.

Debati i parë midis Trump dhe Biden në prag të zgjedhjeve të nëntorit është njoftuar për të martën.

Ngjarja paraprake

Shokuese: Protestonte kundër masave anti-Covid, polici plas në tokë gruan

Ngjarja e ardhëshme

Këto 6 pyetje mos ia bëni asnjëherë një personi tjetër

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian