Trump letër Ramës, e falënderon për mbështetjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i kërkon zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem

Presidenti i SHBA, Donald Trump i ka dërguar mbrëmjen e kaluar një letër falënderuese kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke e falënderuar për qëndrimet që ka mbajtur kohët e fundit vendi ynë mbi çështjet globale.

Veçanërisht Trump falënderon Ramën për qëndrimin ndaj ekspozimit e ndikimit të Kinës, mbështetjen për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit, dhe rolin e fortë të Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve.

Por Trump kujton edhe marrëveshjen Kosovë-Serbi, për të cilën fton Shqipërinë t’i bashkohet SHBA-ve në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem.

Deri më sot vetëm 2 vende kanë hapur ambasada në Jeruzalem, SHBA dhe Guatemala, teksa me marrëveshjen e 4 shtatorit priten edhe Kosova me Serbinë, edhe pse këta të fundit duket se po hezitojnë për diçka të tillë. Pikërisht pas kësaj marrëveshje Trump gjen rastin dhe fton Shqipërinë të bëhet vendi i 5-të në botë që hap një ambasadë në Jeruzalem.

Letra:

I dashur Z. Kryeministër:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit.

Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë. Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni.

Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem.

Image
Ngjarja paraprake

Ushtria e Azerbajxhanit çliron disa lartësira strategjike nga pushtimi

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

Amerika Latine dhe Karaibet humbin 34 milionë vende pune nga COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian