Trump: Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit do të zgjidhet lehtësisht

Presidenti i Shteteve
të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi sot se konflikti midis forcave
armene dhe azerbajxhanase në Nagorno-Karabak mund të “zgjidhet
lehtësisht” dhe shtoi se vendi i tij “do të bëjë diçka për
këtë”.

“Deri tani kemi Armeninë. Shikoni Armeninë, ata janë një popull i
mahnitshëm, ata luftojnë djallëzisht mirë dhe ju e dini se çfarë, ne do të
bëjmë diçka për këtë, sepse ju e dini që Armenia kishte një rrugë të
vështirë,” tha Trump gjatë tubimit parazgjedhor në New Hampshire.

Sipas agjencisë armene të shtypit, Trump tha se kishte disa tubime
parazgjedhore në Ohio të shtunën dhe se ai u takua me një grup armenësh.

“Në Ohio, ne kishim një grup të madh armenësh me një flamur dhe tërë historinë. Do të jetë në rregull. Mund të zgjidhet lehtësisht. Shkoni dhe tregoni këtë popullit tuaj. Armeni, është e lehtë për ta zgjidhur atë nëse e di se çfarë duhet bërë!”, tha Trump, i cili është një kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

‘Bombë’ nga Italia: Icardi kthehet në Serie A

Ngjarja e ardhëshme

Fëmijët e saj janë bërë për martesë, por ‘Xhbanja’ shfaqet përvëluese në imazhet e fundit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian