Trump këshillon të gjithë amerikanët të “marrin vaksinën kundër COVID-19”

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se vaksinat e zhvilluara kundër koronavirusit të ri (COVID-19) janë të sigurta dhe bëri thirrje që të gjithë të vaksinohen, transmeton Anadolu Agency (AA).

I kritikuar për mosmarrjen e masave adekuate kundër pandemisë së COVID-19 gjatë mandatit të tij, Trump foli mbi punimet rreth pandemisë dhe vaksinimit në një intervistë për Fox News.

“Unë rekomandoj që të vaksinohen, sinqerisht unë kam këshilluar shumë njerëz që votuan për mua, e që nuk duan të vaksinohen”, tha Trump.

Duke deklaruar se të gjithë janë të lirë të vaksinohen ose jo, Trump tha se vaksinat kundër COVID-19 janë të sigurta dhe efektive.

Ish-presidentët tjerë amerikanë kanë marrë pjesë më parë në një fushatë të përbashkët dhe u kanë bërë thirrje të gjithëve qytetarëve që të vaksinohen.

Trump përsëriti pretendimin e tij për mashtrim në zgjedhje

Duke argumentuar se demokratët mashtruan dhe gjykatat nuk bënë asgjë në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 3 nëntor 2020, Trump përsëriti pretendimet e tij rreth rezultateve të zgjedhjeve.

Ai theksoi se gjithnjë e më shumë imigrantë që vijnë nga vendet e Amerikës Latine në SHBA do të “shkatërronin vendin” dhe se këto migrime duhet të ndalen.

Më 3 nëntor demokrati Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale ndërsa Trump kishte refuzuar prej kohësh të pranonte rezultatet e zgjedhjeve.



. .

Ngjarja paraprake

Dallku një premtim të madh për tifozët e Dukagjinit: Tregon synimin kryesor

Ngjarja e ardhëshme

Henry Darrow, aktori i “The High Chaparral” vdes në moshën 87 vjeçare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian