Trump kërkon marrëveshje për armët bërthamore me Rusinë para zgjedhjeve

Presidenti amerikan, Donald Trump, po kërkon të ndërmjetësojë një pakt kontrolli të armëve bërthamore me Rusinë para zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA, transmeton Anadaolu Agency (AA).

Duke cituar burime anonime të afërm me diskutimet, faqja e lajmeve “Axios” raportoi se Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, “kanë ndërtuar një momentum gjatë bisedave të fundit dhe ajo mund të përfundojë brenda një jave”.

Marrëveshja e ardhshme do të përfshijë kufizime në arsenalin bërthamor të të dy vendeve dhe një marrëveshje më të ashpër mbi një pakt më të thelluar të kontrollit të armëve.

Kjo lëvizje vjen përderisa Traktati i Reduktimit të Armëve të Reja Strategjike (Fillimi i Ri), marrëveshja e fundit e mbetur për kontrollin e armëve midis Washingtonit dhe Moskës, do të skadojë më 5 shkurt të vitit 2021.

Në muajin shtator, Rusia paralajmëroi SHBA-të se nëse nuk pushon së dhëni “ultimatume” mbi zgjatjen e traktatit, Moska do të tërhiqet plotësisht nga marrëveshja. 

Ndër kërkesat është insistimi i Trumpit që Kina të vendoset në kuadër të një pakti të ri trepalësh.

Raporti i “Axios” thekson se i nominuari për president nga demokratët, Joe Biden, duket se do të zgjasë traktatin me Rusinë nëse ai del fitimtar më 3 nëntor, por shton se nëse Trump rizgjidhet, shefi i tij negociator ka theksuar se SHBA do të përdor pozicionin e saj për të kërkuar më shumë koncensione nga Moska.

Duke theksuar se përfshirja e Kinës mbetet një pengesë në marrëveshjen e mundshme të kornizës së kontrollit të armëve, Axios thotë se përderisa Rusia nuk përjashton përfshirjen e Pekinit, ajo po ashtu do të dëshironte t’i shohë të përfshira edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

Mbetet e paqartë nëse Putin do të preferonte të presë ditën e zgjedhjeve në SHBA për të parë nëse Biden do të fitojë zgjedhjet ose jo.



. .

Ngjarja paraprake

Covid-19, 338 mijë raste të reja në 24 orë

Ngjarja e ardhëshme

Arrestohet kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova

të fundit nga