Trump jep sinjalin për “vazhdimin e luftës në 4 shtete kritike” për zgjedhjet

Presidenti amerikan, Donald Trump, dha mesazhin se vazhdojnë luftën e tyre për të përcaktuar parregullsitë në 4 shtete kritike të rëndësishme nga pikëpamja e zgjedhjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump ka bërë deklarata lidhur me shtetin Georgia ku vazhdon procesi i numërimit dhe për shtetet Nevada, Wisconsin, Pennsylvania, ku sipas të dhënave jozyrtare nga llogaria në Twitter e Associated Press i ka fituar kandidati demokrat Joe Biden.

Lidhur me procesin e votimit në Nevada, Donald Trump është shprehur se “Nevada po kthehet në një gropë (pusetë) votash të rreme. Ekipet tona atje po gjejnë prova dhe të gjithë do të shokohen kur këto të publikohen”.

Duke theksuar se edhe në Wisconsin ka zhvillime të “mira”, Trump vlerësoi se “Nga aspekti ligjor kemi nevojë edhe për pak kohë. Së shpejti këtu do të ndodhë diçka”.

Ai në lidhje me shtetet Pennsylvania dhe Georgia tha se “Ne u penguam që të ndjekim procesin e numërimit të votave në Pennsylvania. Kjo është një gjë e paimagjinueshme dhe paligjshme në këtë vend. Edhe në Georgia do të arrijmë një fitore të madhe ashtu sikurse në natën e zgjedhjeve”.

Sipas rezultateve jozyrtare zgjedhjet e 59-ta presidenciale që u mbajtën të martën më 3 nëntor në SHBA u fituan nga kandidati demokrat, Joe Biden.



. .

Ngjarja paraprake

Basha: Ja vendimi i parë që do të marrim sapo të vijmë në qeveri

Ngjarja e ardhëshme

Borisov: Jam negativ ndaj Kovid-19, do të takohem me Zaevin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian