Trump: Infektimi nga virusi është bekim nga Zoti

Presidenti amerikan Donalt Trump ka thënë se infektimi me virusin Corona është “Bekim nga Zoti” sepse i ofroi mësim rreth barnave të mundshme për këtë sëmundje, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

Në video-xhirim të publikuar në Twiter pak orë pasi në sallën ovale në Shtëpinë e Bardhë mbajti takim, ndonëse i prekur me virus, Tramp premtoi se do të punoj në kombinimin eksperimental të barnave që ka marr në spital, përfshirë koktej e prodhuesit amerikan të barnave Regeneron, që ato të jenë falas për të gjithë amerikanët.

“Dëshiroj që të gjithë të keni trajtimin si presidenti juaj”, tha Tramp.

Ai vërtetoi se kishte kërkuar nga mjekët këtë ilaç.

Ky ishte paraqitja e parë dhe xhirimi i parë pas daljes së tij nga spitali ushtarak dhe kthimi në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët ishte kumtuar se presidenti amerikan në takimin në dhomën ovale u informua për ndikimin ekonomik dhe uraganin Delta.

Ngjarja paraprake

Ballkani dhe kundërthëniet e Fuqive të Mëdha

Ngjarja e ardhëshme

Challandes: Kosova ka si shtet ka treguar se mund t’i përballojë situatat e vështira

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian