Trump i falënderon të gjithë që po e mbështetin në luftën kundër COVID-19

Donald Trump tashmë është duke u shëruar pas raportimit të infektimit me coronavirus.

Ai po vazhdon aktivitet rreth kampanjës elektorale rreth zgjedhjet presidenciale, por me kapacitetet më të kufizuara.

Në cicërimën e tij të parë të së dielës, i pari i shtetit amerikan ka ri-shpërndarë një video të njerëzve të mbledhur jashtë Qendrës Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed” dhe i falënderoi për mbështetjen.

“Faleminderit shumë!”, shkroi presidenti në llogarinë personale në Twitter, duke mos dhënë detaje rreth shëndetit.

“Unë me të vërtetë i vlerësoj të gjithë tifozët dhe mbështetësit jashtë spitalit. Fakti është, ata me të vërtetë e duan vendin tonë dhe po shohin se si ne po e bëjmë atë më të madh se kurrë më parë!”, shtoi presidenti

Ndryshe, shumë lider botëror, por edhe të Kosovës i kanë uruar shërim të shpejtë Trumpit, i cili më 3 nëntor do të ballafaqohet me demokrati, Joe Biden, rreth zgjedhjeve presidenciale të ShBA-së.

Ngjarja paraprake

“Vrasja e Azem Hajdarit mund të ketë qenë krim pasioni” – gazetari: Këngëtarja e njohur mund të zbulojë misterin

Ngjarja e ardhëshme

Fjalim i kryeministrit Zaev dhe ministres Carovska me rastin e Ditës botërore të mësimdhënësve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian