Trump gati për protestë: Më 6 janar shihemi në Washington

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar se më 6 janar do të jetë në Washington DC, shkruan Gazeta Sinjali.

“6 janar, shihemi në Washington”, shkroi ai në rrjetin e tij në Twitter

Ditë më parë, Trump paralajmëroi një protestë “të ashpër” në Washington më 6 janar, në ditën kur Kongresi do të takohet për të pranuar rezultatin elektoral, i cili është i papranueshëm për të.

“Sipas statistikave është e pamundur që të kem humbur në zgjedhjet e 2020,” shkroi ai në Twitter. “Protestë e madhe në DC në 6 janar. Ji atje, do të jetë e ashpër”.

Trump dhe ekipi i tij kanë kundërshtuar vazhdimisht rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Madje, ata këto kundërshtime i kanë adresuar edhe përmes rrugëve ligjore, por që të gjitha kanë dështuar.

Presidenti e kaloi Krishtlindjen në Florida, por siç njoftoi do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më herët nga sa e kishte planifikuar./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Milani me mungesa të mëdha edhe kundër Juventusit

Ngjarja e ardhëshme

Trupat turke ofrojnë ndihmë për fëmijët në Sirinë veriore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian