Trump e ka diskutuar faljen e vetes

Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka sugjeruar këshilltarëve të tij se synon që ta falë veten gjatë ditëve të fundit të mandatit, kanë bërë të ditur dy burime të afërta me diskutimet, për të cilat ka raportuar fillimisht e përditshmja amerikane “The New York Times”.

Një veprim i tillë do të shënonte përdorimin më të jashtëzakonshëm dhe të paprovuar të kompetencave presidenciale në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto diskutimet raportohet të kenë ndodhur gjatë javëve të fundit ndërsa nuk dihet saktë nëse Trump e ka ngritur një çështje të tillë qëkur ka nxitur mbështetësit e tij që të hyjnë në ndërtesën e Capitolit në Washington.

“Në disa diskutime që nga dita e zgjedhjeve, Trumpi u ka thënë këshilltarëve se është duke e shqyrtuar mundësinë që ta falë veten dhe, në instanca të tjera, ka pyetur nëse do të duhej ta bënte si dhe se çfarë efekti do të kishte veprimi për të ligjërisht dhe politikisht”, ka cituar gazeta amerikane pretendimet e dy burimeve anonime.

Shtëpia e Bardhë nuk u është përgjigjur kërkesave për ta komentuar çështjen.

Trump, i cili gjatë mandatit të tij ka falur një numër të konsiderueshëm aleatësh politik dhe miqsh, kishte shkruar gjatë 2018-s në një postim të tijin në Twitter: “E kam të drejtën absolute për ta FALUR veten”.

Ndryshe, falja federale në SHBA përbën veprimin e një presidenti të shtetit që i pushon tërësisht dënimet për një krim federal. Autoriteti për ta ndërmarrë një veprim të tillë presidentit i garantohet me anë të Nenit 2, seksioni 2, klauzola 1 e Kushtetutës amerikane.

Ekspertët e çështjeve kushtetuese kanë thënë se nuk ekziston ndonjë përgjigje e prerë për pyetjen nëse një president mund t’i ofrojë vetes falje ligjore. Asnjë president nuk ka provuar ta bëjë një gjë të tillë më përpara, andaj gjykatat nuk e kanë pasur rastin për ta vlerësuar një veprim të këtillë.

Ndërkaq, disa ekspertë ligjorë kanë thënë se vetëfalja do të ishte jokushtetuese ngase përbën shkeljen e parimit se askush nuk do të duhej të ishte gjykatësi i rastit të tij apo saj.

Ngjarja paraprake

Dy të mitur e goditën me sakicë në kokë, viktima rrëfen ngjarjen

Ngjarja e ardhëshme

Kjo është kunata bukuroshe e Elita Rudit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian