Trump duket se e pranoi fitoren e Biden

Donald Trump me sa duket e ka pranuar për herë të parë që rivali i tij demokrat Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA, por gjithashtu përsëriti prentendimet e tij për mashtrim të gjerë zgjedhor, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ai fitoi sepse zgjedhjet u manipuluan”, shkroi ai në Twitter, raporton BBC.

Pavarësisht humbjes së
zgjedhjeve, Trump deri më tani ka refuzuar të pranojë.

Ai ka filluar një sërë
procesesh gjyqësore në shtetet kryesore por nuk ka dhënë ndonjë provë për të mbështetur
pretendimet e tij për mashtrim.

Përpjekjet e tij ligjore deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.

/GazetaSinjali/

Ngjarja paraprake

Temellkovski: Përplasjet politike mes Maqedonisë dhe Bullgarisë ndikojnë në bashkëpunimin ekonomik

Ngjarja e ardhëshme

Keni probleme me lëkurën? Trajtime natyrale me produktet që mbani në frigorifer

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian