Trump-Biden, shanset e mbetura për të marrë Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden tani shihet si favorit për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Pas rezultateve më të fundit nga 5 ai vlerësohet se ka vetëm një mundësi për të mos i fituar zgjedhjet në SHBA, ose më saktë Biden aktualisht ka rreth 83 për qind të shanseve që të shpallet Presidenti i ri i Amerikës, sipas llogarive të fundit të basteve në botë.  

Në garën Presidenciale u pa që të rrëshqisnin kuotat e Donald Trump në orët e fundit, ndërsa në favor të kandidatit demokrat rezultatet erdhën nga shtetet kryesore të betejës mes dy rivalëve.

Shanset e Biden për të fituar zgjedhjet presidenciale arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave pasi demokratët siguruan edhe wisconsin dhe Michigan, ndërsa fletëvotimet me postë vazhdojnë të numërohen në Pennsylvania, Georgia dhe Nevada.

Biden, shanset e të cilit ranë në vetëm 3/1 për të fituar në një moment kur nisi numërimi të martën mbrëma, arritën një përmbysje spektakolare teksa numërimit po i vjen fundi: 1/5 , ndërsa rezultati përfundimtar mbetet edhe në ato pak shtete që duhet të deklarojnë fletëvotimet e tyre me postë.

Shanset e Trump për të fituar, të cilat ishin 69 përqind kur rezultatet e para treguan se ai kishte tejkaluar edhe sondazhet pas mbylljes së tyre të martën, ranë në vetëm 9/2 rreth orës 11.00 të paradites së sotme, sipas faqes së basteve “oddschecker”.

Mediat e huaja që i referohen statistikave të bastit politik e konsiderojnë fitoren e Joe Biden tani edhe më të sigurt: ai madje shihet edhe si më favorit në orët e fundit, 1/7 për të fituar zgjedhjet në SHBA.

Në mëngjes, Biden kishte një shans prej 69 përqind për të fituar.

Parashikimet bazohen në tregjet e basteve jashtë Shteteve të Bashkuara, shumica evropiane, pasi është e paligjshme për amerikanët të luajnë bixhoz në politikë.

Zgjedhjet në SHBA, të cilat vijnë në mes të një viti të trazuar të nxitur nga pandemia e koronavirusit, konsideohetn një nga ngjarjet më të mëdha të basteve në histori me 460 milion dollarë në qarkullim, sipas Oddschecker.

Trump dhe Biden ishin mbyllur në një garë të ngushtë në shtetet e betejës në të gjithë vendin të Martën mbrëma, ndërsa përfunduan një fushatë epike që do të formësojë mënyrën sesi do të përgjigjet Amerika  ndaj çështjeve pandemike dhe themelore të drejtësisë ekonomike dhe drejtësisë racore.

Amerikanët bënë zgjedhjet e tyre ndërsa kombi u përball me një bashkim krizash historike me secilin kandidat që e deklaroi tjetrin të papërshtatshëm për të përballuar sfidat.

Jeta e përditshme në SHBA është tronditur nga koronavirusi, i cili ka vrarë më shumë se 232,000 amerikanë dhe ka kushtuar miliona vende pune.

Miliona votues lënë mënjanë shqetësimet për virusin – dhe madje u panë sërish në radhë të gjata – për të dalë personalisht ditën e fundit të zgjedhjeve, duke u bashkuar me 102 milion kolegë amerikanë që votuan në ditët ose javë më parë.

Ngjarja paraprake

Martesa e Getit dhe Marinës në krizë, kjo është arsyeja

Ngjarja e ardhëshme

Arrestohet 15 vjeçari, dyshohet për vjedhje të rëndë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian