trump anulon perkohsesisht bllokimin e tiktok ne shba 678f8a57d5fa1

Trump anulon përkohsësisht bllokimin e TikTok në SHBA

January 21, 2025
1 minut lexim

Menjëherë pasi mori drejtimin, Presidenti Amerikan Donald Trump nënshkroi disa urdhra ekzekutivë ku mes tyre ishte anulimi i përkohshëm i bllokimit të rrjetit social TikTok në SHBA.

Me këtë urdhër ekzekutiv, Departamenti Amerikan i Drejtësisë nuk do të aplikojë bllokimin për 75 ditët e ardhshme duke i dhënë më shumë kohë kompanisë të arrijë një marrëveshje të mundshme.

TikTok doli offline ditën e Shtunë përpara se ligji për dëbimin e platformës së hynte në fuqi ditën e Diellë. Ndërprerja zgjati vetëm disa orë, megjithatë shërbimi gradualisht u rikthye pasi Trump premtoi të nënshkruante një urdhër ekzekutiv për anulimin e përkohshëm të bllokimit të TikTok.

Trump gjithashtu propozoi që do të ishte në interesin e SHBA-ve që të kishte 50 përqind të aksioneve të TikTok. Mëngjesin e së Hënës Kina sinjalizoi gatishmërinë për të arritur një marrëveshje në mënyrë që SHBA-ja të lejonte TikTok edhe pse më përpara është shprehur kundër shitjes së platformës.

Gjatë mandatit të parë ishte vetë Trump që kërkoi bllokimin e TikTok në SHBA. Ai nënshkroi urdhra ekzekutivë për këtë çështje, përfshirë tentativat për ta detyruar kompaninë ByteDance të shesë biznesin e saj Amerikan. Gjatë administratës Biden presioni mbi TikTok u shtua më tutje me presidentin që nënshkroi një ligj vitin e kaluar ku ByteDance duhej të shiste TikTok ose bllokohej në SHBA. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

strohmeyer nuk me kujtohet ta kem pare thacin duke i dhene urdhra dikujt mendonim qe ai ishte pergjegjes i uck se 678f8787392c5
Story i mëparshëm

Strohmeyer: Nuk më kujtohet ta kem parë Thaçin duke i dhënë urdhra dikujt, mendonim që ai ishte përgjegjës i UÇK-së

vlen me vlen ne shba shqiptaret kane zerin e tyre te vertete 678f8a5c6a7db
Story i radhës

VLEN: Me VLEN në SHBA – Shqiptarët kanë zërin e tyre të vërtetë!

Të fundit nga

ShkoLartë