Trump akuzon se numri i rasteve dhe i vdekjeve nga “Virusi i Kinës” janë dukshëm të ekzagjeruara në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka akuzuar se numri i të vdekurve në SHBA si pasojë e COVID-19 është ekzagjeruar, transmeton Gazeta Sinjali.

Trump ka akuzuar Qendrat Amerikane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve (CDC), për përdorim të metodave të çmendura për të konstatuar vdekjen e një personi nga COVID-19, krahasuar me shtetet tjera.

Ai gjithashtu ka vazhduar ta quajë koronavirusin e ri si “Virus i Kinës”.

Sipas të dhënave të CDC-së të publikuara dje, janë regjistruar 346.925 të vdekur në SHBA nga COVID-19, kurse numri i të infektuarve ka arritur në mbi 20 milionë.

“Numri i rasteve dhe i vdekjeve nga Virusi i Kinës janë dukshëm të ekzagjeruara në SHBA, për shkak të metodave të çmendura të CDC-së për të përcaktuar këtë krahasuar me shtetet tjera, shumica prej të cilave raportojnë, qëllimisht, shifra shumë të pasakta dhe të ulëta. ‘Kur je në dyshim, quaje Covid’. Lajm i rrejshëm!”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Twitter.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Tottenhami dëshiron të ‘blindojë’ Kanen

Ngjarja e ardhëshme

Vizitorët janë bllokuar që katër orë në Bogë, policia tregon pse po ndodh kjo

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian