Trump: 85 përqind e atyre që mbajnë maska, infektohen nga virusi

Presidenti amerikan Donald Trump dhe rivali i tij, Joe Biden u përballën me votuesit e pavendosur në dy skena të ndryshme të enjten në mbrëmje.

Trump, i cili është infektuar dhe shëruar nga koronavirusi i ri, deklaroi sërish se maska nuk është efektive.

“Një ditë më parë dolën me një deklaratë se 85 përqind e atyre që mbajnë maskë, infektohen,” tha presidenti në Majemi.

Ai e ka bërë edhe më herët këtë deklaratë, duke theksuar se studimi vjen nga Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve.

Një ditë më parë, presidenti Donald Trump deklaroi se djali i tij, Barron, po e merr veten mirë nga koronavirusi. Ai shtoi se nuk priste që 14-vjeçari të merrte veten kaq shpejt, duke insistuar se fëmijët duhet të kthehen nëpër shkolla.

Gjatë një tubimi elektoral, ai tha: “Barron Trump është infektuar me virusin kinez”. “Kina është Kina dhe ky virus erdhi nga Kina, ndaj është virusi kinez”, tha ai.

“Ai u prek për një periudhë shumë të shkurtër, madje mendoj se as e dinte që ishte prekur”. “Për shkak se janë të rinj, sistemi i tyre imunitar është i fortë dhe e mposht virusin”.

Trump tha se Barron e kishte virusin për dy sekonda, përpara se të rezultonte negativ.

“Për shkak se kalon kaq shpejt, unë them që të hapim shkollat. Ktheni fëmijët në shkolla,” tha Trump.

Ngjarja paraprake

United me probleme të mëdha në mbrojtje, synon afrimin e Koundes në janar

Ngjarja e ardhëshme

Ish-kandidati për kreun e BKH, Idajet Faskaj del para KJV-së ditën e sotme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian