Trubin: Nuk jam Donnarumma i Ukrainës

Të gjithë të çmendur për Anatoliy Trubin, portieri i ri i Shakhtar që pritet të jetë një nga protagonistët e merkatos së ardhshme.

19-vjeçari ka dhënë një intervistë për TuttoMercatoWeb.com.

– Në Itali ju quajnë “Donnarumma i Ukrainës”: çfarë efekti ju bën?

“Nuk më bën asnjë efekt. Donnarumma është Donnarumma, Trubin është Trubin. Unë nuk jam Donnarumma i Ukrainës, nuk jam veçse ukrainasi Trubin”.

– Në Milano ju duan Milan dhe Inter.

“Besoj se janë vetëm zëra. Për sa më takon, jam i përqendruar vetëm te Shakhtar. Stërvitem dhe punoj shumë çdo ditë për t’u përmirësuar. Nuk kam kohë të mendoj për zërat e merkatos”.

Ngjarja paraprake

Meta letër Ruçit, KQZ-së dhe ambasadorëve, ankohet për selinë e FRD-së

Ngjarja e ardhëshme

GRUBI: Presim të formohet Qeveria e Kosovës dhe menjëherë të vazhdojmë bashkëpunimin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian