tronditet dua lipa fansat futen fshehurazi ne hotelin ku po qendronte ne kili 678f586ce3491

Tronditet Dua Lipa, fansat futen fshehurazi në hotelin ku po qëndronte në Kili

January 21, 2025
1 minut lexim

Dua Lipa ngeli e tronditur pasi fansat u futën fshehurazi në hotelin ku po qëndronte dhe prisnin jashtë dhomës që ka rezervuar.

Këngëtarja, 29 vjeçe, kishte qëndruar në Ritz-Carlton në Santiago, Kili, pasi kishte udhëtuar për në Amerikën e Jugut për të realizuar një reklamë.

Sipas The Sun, fansat u gjetën duke pritur artisten shqiptare jashtë derës së dhomës së saj, ndërsa të tjerët u gjetën gjithashtu në hotel.

Image

Hoteli ku po qëndronte Dua Lipa

“Një grup fansash fituan akses jo vetëm në katin e hotelit të saj, por disa u gjetën jashtë dhomës”, tha një burim.

“Siguria përfundoi duke bërë një spastrim shtesë dhe kishte shumë fansa që prisnin në ashensor. Dua tha se nuk do të bënte fotografi brenda hotelit”, thuhet më tej.

Dua do të rikthehet në skenë në mars me pjesën e dytë të turneut në kuadër të albumit “Radical Optimism”.

Nga ana tjetër, pak javë më parë u raportua se ylli i famshëm është fejuar me aktorin Callum Turner, 34 vjeç.

Image

Dua Lipa

“Dua ka pasur një nga vitet më të mira të karrierës së saj në aspektin profesional dhe kjo është qershia mbi tortë”, theksoi një burim.

“Callum është një mbështetje kaq e fortë për Duan dhe ata janë një çift i mrekullueshëm. Familja dhe miqtë e tyre janë shumë të lumtur”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

termet i forte ne tajvan mbi 20 te plagosur 678f569001be4
Story i mëparshëm

Tërmet i fortë në Tajvan, mbi 20 të plagosur

me ftohte ne manastir me shume bore ne koder te diellit 678f5d1db4d1b
Story i radhës

Më ftohtë në Manastir, më shumë borë në Kodër të Diellit

Të fundit nga

Feyenoord dhe Milan kërkojnë suksesin

Për herë të parë që nga sezoni 1984/85, Feyenoord është në fazat e eliminimit të UEFA Champions League (UCL), duke arritur në këtë fazë të play-off-it edhe pse humbën 6-1 në xhiron
ShkoLartë