Tronditet Algjeria/ Mesfushori i kombëtares humb jetën në aksident

Futbolli i Algjerisë në zi.

Mesfushori sulmues i skuadrës kombëtare, Billel Benhammouda, ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik.

Bashkë me 24-vjeçarin ka qenë edhe një shok i tij, që gjithashtu ka vdekur.

Benhammouda, që aktivizohej me skuadrën e USM Alger, shënoi një gol të enjten, në fitoren e Algjerisë ndaj Kongos (3-0), në një ndeshje në turneun e katër Kombeve. Por ky ishte goli i fundit për të.

Krahas, miqve dhe shokëve, Federastës së Algjerisë, ngushëllime për humbjen e pazëvendësueshme i ka shprehur familjes Benhammouda edhe Konfererata Afrikane e Futbollit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelensky do t’i drejtohet Dialogut Shangri-La

Story i radhës

Inflacioni i SHBA-së në nivelin më të lartë 40-vjeçar me përhapjen e rritjes së çmimeve

Të fundit nga