Tritan Shehu: Bllokimi i liberalizimit dhe përdorimit masiv të testeve nxit korrupsionin

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu thotë se qeveria po centralizon strukturat dhe metodat ndaj COVID-19 duke e quajtur këtë nxitës të korrupsionit. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Shehu shkruan se ky qëndrim ka përjashtuar qytetarët nga mundësisë e ofruara sot dhe ka krijuar kushte për veprimtari të paligjshme me kosto të rënda.

“Centralizimi i Qeverise, monopolet shteterore, me bllokimin e strukturave e metodave ndaj Covid eshte anti shkence, qe demton qytetaret e nxit korrupsionin.

1-Ne nje kohe qe flitet per domosdoshmerine e shume fishimit te testimimeve Covid ne numer dhe llojshmeri, qofte dhe nepermjet “testeve te shpejta”, ne vendin tone vazhdon bllokimi i liberalizimit dhe perdorimit masiv te tyre.

Mbasi per muaj u bllokuan laboratoret me pasoja akoma te renda, u fol per liberalizim, por qe asnjehere nuk u realizua! Ky qendrim ka perjashtuar qytetaret nga mundesite e ofruara sot dhe ka krijuar kushte per veprimtari te paligjeshme me kosto te renda per ata.

—Sot ne Europe testet e shpejta, duke filluar nga ato kromatografike e deri te te shpejtat Antigenike, jane liberalizuar duke u tregtuar lirshem ne cdo farmaci (edhe on line), perdorur dhe ne laboratoret veterinare.

Kjo ka bere qe te kete perdorim masiv te tyre e cmimet te jene nga disa cent per te parat e deri reth 6,5 E per antigeniket (i keni ne foto). Ne Shqiperi Shteti vazhdon arbitrarisht te mbaje metodikat te bllokuara dhe hermetike, pa dyshim kjo me pasoje mungesen e transparences, largimin e qytetareve nga perfitimet shkencore, dhe krijimin e nje abuziviteti financiar ndaj tyre, si dhe dem ekonomik per shtetin, sic ndodh me ato 100 mijet!

2-Agjensia e barnave gjithashtu nuk jep leje importi per disa antivirale, per te cilat ka dhe mendime te ndryshme ne bote, por qe ne shume klinika perdoren.

Shkenca mjekesore per cdo metode e medikament ka diversivitet mendimesh e protokollesh, ajo nuk mund te jete kurre unike. Bllokimi i ketyre medikamenteve, qe realisht perdoren edhe ne vendin tone gjysem ilegalisht, ka bere qe te cenohet profesionalizmi, kostoja e tyre per qytetaret te jete disa here me e larte se sa eshte realisht, duke mos kontrolluar dhe efektivitetin.

Kjo perballje me Covid mund te kete sukses vetem nqs mobilizohen te gjitha kapacitetet publike apo jo keta, larg nga metodat e qellimshme centralizuese e aq me keq monopolizuese shteterore, qe vecse demtojne dhe stimulojne abuzivizmin”, shkruan Shehu

Ngjarja paraprake

Pa kaluar 24 orë kur mori besimin si kryeministër i Malit të Zi, Krivokapiq thyen rregullat anti coronavirus

Ngjarja e ardhëshme

Pse meshkujt nuk kanë celulit?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian