trishtim dhe frike mes banoreve ne los anxhelos pas zjarreve shkaterruese 6782b4105d75f

Trishtim dhe frikë mes banorëve në Los Anxhelos pas zjarreve shkatërruese

January 11, 2025
min lexim

Kalifornia Jugore po përballet me një sfidë të madhe për të kapërcyer situatën e krijuar nga zjarret masive që kanë përfshirë zonën, duke shkaktuar dëme të mëdha me lagje të tëra të shkrumbuara. Deri tani numri i viktimave ka arritur në 11. Sipas shërbimeve zjarrfikëse disa vatra zjarri javë vënën nën kontroll, por të tjera kanë shpërthyer gjetkë. Mes kaosit të krijuar disa banorë të Los Anxhelosit kanë nisur të kthehen në lagjet e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar çka munden e mes kërcënimit që nuk është fashitur, nga vatrat e reja të zjarrit.

Banorët e lagjes Pacific Palisades u kthyen në shtëpitë e tyre të djegura mes ankthit për të ardhmen. Ata kritikuan punën e autoriteteve mbi mënyrën e reagimit në përballjen me situatën si dhe mungesën e ujit.

“Të gjithë miqtë e mi kanë humbur shtëpitë, por të paktën janë gjallë, pasi disa ju e dini kanë humbur jetën. I gjithë qyteti ynë është i pikëlluar”, thotë Mia Ruhman, banore në Los Anxhelos.

Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Të gjithë këta njerëz këtu kanë humbur shtëpitë. Nuk është e lehtë të përballohet kjo situatë”, thotë Taylor Gelbrich, banor në Los Anxhelos.

Familja Hassett pa shtëpinë e tyre që ndodhej në lagjen Pacific Palisades të digjej, nëpërmejt televizorit.

Ata kanë 22 vjet që jetonë në këtë zonë. Jackie Hasset dhe vajza e saj Kate, thonë se kurrë nuk e kishin menduar se do të ndodhte një fatkeqësi e tillë, e këtyre përmasave.

“Kjo është diçka që nuk e prisnim kurrë për shkak të vendit ku jemi, kjo ishte pjesa e sigurtë e kësaj zone. Nuk ka patur përmbytjeje, nuk ishte zonë në rrezik zjarri, ndaj nuk e prisnim fare këtë që ndodhi”, thotë Jackie Hassett, banore në Los Anxhelos.

Makas Dasigenis, banor në lagjen Altadena luftoi fort me flakët për të shpëtuar shtëpinë e tij. Fillimisht 69-vjeçari dhe bashkëshortja e tij u evakuuan por më pas ai vendosi të kthehej për të mbrojtur shtëpinë e tij.

“Fillimisht u largova, por po kur pashë lajmet dhe kuptova se zjarret ishin jashtë kontrollit, vendosa të kthehem. Kur mbërrita nuk gjeta askëd, ishte një pamje e frikshme për t’u parë. Shtëpitë dhe bizneset përrreth tek digjeshin”, tregon ai.

Ekspertët thonë se ishin disa faktorë që bënë që situata të dalë jashtë kontrollit.

“Kjo është një situatë katastrofike dhe për këtë ndikuan disa faktorë. Ne patëm dimër jashtëzakonisht të lagësht në vitin 2023 që krijoi kushte të favorshme që bimësia në zonë të rritej shpejt. Nga maji i vitit të kaluar nuk kemi patur reshje kështu që kjo bimësi u tha dhe nuk u pastrua. Po ashtu era ishte shumë e fortë dhe ndihmoi në përhapjen e flakëve”, thotë Edith De Guzman nga Universiteti i Kalifornisë.

Zjarret, ndër fatkeqësitë natyrore më të rënda që kanë goditur ndonjëherë Kaliforninë, kanë djegur më shumë se 12000 ndërtesa. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të gjetur shkakun e tyre./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kjo eshte video loja e re minecraft 6782b17dd38fc
Story i mëparshëm

Kjo është video-loja e re Minecraft

une do martohem ketu ne bbv deklarata e gjestit befason eglin kur te pashe ty ndjenjat 6782b5ef7bb77
Story i radhës

“Unë do martohem këtu në BBV”- Deklarata e Gjestit befason Eglin: Kur të pashë ty ndjenjat…

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë