Tribunë onllajn për valorizim të punës së kuadrit akademik

Shkup, 30 shtator 2020 (MIA) – Sindikata e pavarur akademike (SPAk) sot do të mbajë tribunë onllajn të titulluar “Prezantimi i rezultateve dhe njohurive nga anketat elektronike për matje të perceptimeve lidhur me valorizimin adekuat të punës së kuadrit akademik”.

Në tribunë do të prezantohen njohuritë dhe rezultatet nga anketat elektronike për matje të perceptimit të të punësuarve në arsimin e lartë dhe shkencë lidhur me valorizimin adekuat të punës së kuadrit akademik si dhe të transparencës dhe llogaridhënies në financimin e arsimit të lartë, si dhe rezultatet nga anketa elektronike për matje të perceptimit të opinionit më të gjerë lidhur me valorizimin e punës së kuadrit akademik. Hulumtimet janë bërë në kuadër të realizimit të projektit “Transparenca financiare dhe llogaridhënia në arsimin e lartë dhe shkencë në RMV”, kryesuar nga Sindikata e pavarur akademike, ndërkaq financuar nga Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni.

Të ftuarit në tribunë janë përfaqësues të Qeverisë dhe të minsitrive të resorit, të universiteteve publike dhe të njësive të universiteteve, të institucioneve shkencore publike, përfaqësues të sindikatave, anëtarë të SPAk-ut dhe pjesëtarë të komunitetit akadmeik.

Tribuna do të mbahet onllajn në platformën ZOOM me fillim në orën 12:00, ndërsa mund të ndiqet në linkun: https://us02web.zoom.us/j/89217618956. ab/

Ngjarja paraprake

Pompeo do të vizitojë Japoninë, Mongolinë dhe Korenë e Jugut

Ngjarja e ardhëshme

Trump dhe Biden fyejnë dhe i bërtasin njëri-tjetrit gjatë debatit, “mbylle gojën”…

të fundit nga