Trembëdhjetë të famshmit shqiptarë që u bënë prindër në 2020

Shumë nga personazhet e famshëm të showbizit shqiptar përgjatë vitit 2020 u bekuan me thesarin më të çmuar në jetë; atë të pasurit një fëmijë.

Disa prej tyre u bënë prindër herë të parë, e disa të tjerë për të dytën herë, megjithëse ndjesia mbetet e njëjtë po aq e bukur dhe magjike.

Ledri Vula, Rona Nishliu, Fiona Gllavica, Milot Rashica, Vedat Muriqi, Gold AG, Ryva Kajtazi, Jonida Vokshi, Elia Zaharia, Klea Huta, Olta Boka, Olta Gixhari dhe Shkurte Gashi, janë këta 13 yjet që u bekuan me dhuratën e çmuar pavarësisht vitit të vështirë.

Futbollisti i njohur i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është bërë baba për herë të parë në muajin maj.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, u bënë prindër të një djali më 19 maj 2020, ndërsa e kanë pagëzuar me emrin Tian.

“Ëndërro gjëra të mëdha, djalosh i vogël”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë në rrjete sociale, ku shfaqej pranë bashkëshortes dhe djalit të porsalindur.

Postimi i Milot Rashicës është përcjell me urime të shumta nga ndjekësit, përfshirë këtu edhe një pjesë të fytyrave publike.

Çifti përndryshe janë fejuar në vitin 2015, të cilët thuhet se u martuan në gusht të vitit të kaluar në një ceremoni private.

Ryva Kajtazi – 01.06.2020

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ryva Kajtazi, është bërë nënë për herë të dytë në muajin qershor. Ajo ka lindur një djalë në një nga spitalet private të Prishtinës, më datë 1 qershor, pikërisht në atë që njihet si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Krijuesja e hitit “Mos harro” është po ashtu nënë e një vajze të quajtur, Dorela.

Ryva dhe bashkëshorti i saj, Fidani, janë të martuar prej vitesh dhe gëzojnë një jetë të lumtur familjare.

Klea Huta – 04.06.2020

 

Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Klea Huta dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Elgit Doda, më 4 qershor janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti, të cilët njihen me krijimet e shumta muzikore, u bënë prindër të një djali të quajtur, Krid.

“Të dashurojmë Krid! 04.06.2020. E paç jetën të gjatë e të lumtur o bir. Sot e tutje ne jetojmë për ty. Zot faleminderit. Por mbi të gjitha faleminderit ty Elgit Doda dashuria e jetës time, shoku im i jetës, e ardhmja ime, familja ime. Të dua sa s’ta them dot me fjalë. Faleminderit që ekziston”, kanë qenë fjalët e Kleas dedikuar të birit të porsalindur.

Klea dhe Elgiti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në janar të këtij viti.

Jonida Vokshi – 18.06.2020

 

Prezantuesja shqiptare, Jonida Vokshi dhe aktori nga Kosova, Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë më 18 qershor.

Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa moderatorja solli në jetë një vajzë.

“Zoti më ka takuar me një çikë shumë të bukur sot. Më ka marrë gjithë zemrën. Emrin e ka Emi. Në fillim ka qajtur shumë, poget kur e kuptoi kush jam dhe si dukem, por menjëherë jemi bërë shokë. Emi dhe nana e saj e bukur Jonida, që unë e dua fort janë shëndoshë e mirë. Ju duam shumë të gjithëve dhe faleminderit për kujdesin. Shoqes time të ngushtë, Zotia ia dhashtë shëndetin, lumturinë dhe durimin. Neve na bëftë prindër krenarë. Vendi i vet u krenoftë me të”, ka shkruar Krapi në Instagram.

Fiona Gllavica – 25.06.2020

 

Aktorja e njohur e serialit “Çka ka shpija”, Fiona Gllavica, më 25 qershor është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Arbnor Pacolli, mirëpritën djalin e tyre të parë të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Lekë.

“Ditën që e kuptova se ti do të vije në këtë botë, të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e mia nisën me u thurrë mbi ty. Ditën që dëgjova rrahjet e zemrës tënde e kuptova sa bota ime gjendet brenda meje, e do të marrë tjetër kuptim kur ti do të jesh këtu. Herën e parë që të ndjeva brenda meje e kuptova që hapat e t’u do të lënë gjurmë në historinë tonë. Nuk paska fjalë per ta pershkruar ndjenjën kur të morra ne krahët e mi! Lekë i vogli jonë mirë se erdhe! Ëngjulli i nanës, drita që do të më përcjellë”, ka shkruar Fiona në një postim të ndarë në Instagram.

Olta Boka – 15.07.2020

 

Këngëtarja e njohur shqiptare, Olta Boka, është bërë nënë për herë të parë më 15 korrik 2020.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Ivi, janë bërë prindër të një vajze.

“Mezi te kemi pritur Gaia Rrokaj, perëndesha e jetëve tona. Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që të mund t’i përafrohet! Me ty u zbrit një copëz parajsë dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me engjëjt e tij”, ka shkruar Olta në Instagram.

Olta Gixhari – 22.08.2020

 

Aktorja e njohur nga Shqipëria, Olta Gixhari, u bë nënë për herë të parë më 22 korrik.

“Parajsa ime sapo mbërriti. U bëra nënë. Qenka e vërtetë, është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura të përcjellësh këtë përjetim të thellë vetëm me fjalë. E dua çmendurisht. Djali ynë erdhi në jetë me 21.08.2020, kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij 21, dhe datën e lindjes sime 8. Lindja e tij erdhi në mënyrë natyrale”, ka shkruar ajo në rrjete sociale.

Olta po ashtu njoftoi se djali i tyre quhet Amar, që nga gjuha arabe do të thotë hënë.

Elia Zaharia – 22.10.2020

 

Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë më 22 tetor 2020.

Elia u raportua nga mediat shqiptare se ka sjellë në jetë një vajzë pak më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Të njëjtit e pagëzuan të bijën me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës.

Çifti u martuan në vitin 2016 në një ceremoni madhështore në Shqipëri, madje mediet spanjolle asokohe e shpallën Elian si ‘Nusja e Vitit’.

Vedat Muriqi – 19.11.2020

Sulmuesi, Vedat Muriqi, është bërë baba për herë të dytë më 19 nëntor.

Vedati dhe bashkëshortja e tij, Edibe Muriqi, u bënë prindër për herë të dytë të një vajze.

Çifti ndërkohë janë prindër edhe të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Orhan.

Gold AG -28.11.2020

 

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, janë bërë prindër për herë të parë më 28 nëntor.

Ata kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Gueril.

Ashtu edhe siç kishin shprehur dëshirën, çifti u bënë prindër pikërisht në Ditën e Flamurit.

“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë.O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje.Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë.Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit.Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues”, ka shkruar Gold AG në Instagram.

Rona Nishliu – 10.12.2020

 

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rona Nishliu, është bërë nënë për herë të dytë më 10 dhjetor.

Ajo ka mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Bardhyl.

“10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer. Në ditë të rëndësishme si këto por dhe të ngarkuara emocionalisht nga situata pandemike, mbikqyrja profesionale shëndetësore është gjithçka. Ndaj dua të falenderoj ekipin e Spitali Amerikan – American Hospital Kosova me në krye dr. Goksu Goc për shërbimin profesional të ofruar ngrotësisht dhe me shumë kujdes e dashuri. Mirësi e mirëqenie për të gjithë të porsalindurit por dhe gjithë fëmijët, në këtë kohë pandemie. Ju dua”, ka shkruar Rona Nishliu në Facebook.

Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj janë prindër edhe të një vajze më të madhe, të quajtur Noa.

Ledri Vula – 14.12.2020

 

Rap-artisti i njohur i skenës shqiptare, Ledri Vula, u bë baba për herë të parë më 14 dhjetor. Ai dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, mirëpritën një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu.

Të njëjtit po vazhdojnë të qëndrojnë në Gjermani, vendin ku edhe bukuroshja shqiptare solli në jetë vajzën.

Ledri dhe Sara ndërkaq prej vitesh janë duke shijuar romancën e tyre, kurse lidhjen e zyrtarizuan gjatë këtij viti.

Shkurte Gashi – 21.12.2020

 

Këngëtarja Shkurte Gashi u bë nënë për herë të parë më 21 dhjetor 2020.

Ndonëse ka qenë më e rezervuar sa i përket jetës private, artistja shqiptare u bekua me një djalë të quajtur, Mal.

Pavarësisht se nuk ka treguar identitetin e partnerit, Albert Limani raportohet se është emri i tij të cilin e ka preferuar ta mbajë jashtë kamerave.

Shkurta në anën tjetër këtë vit ka qenë më e tërhequr edhe nga projektet muzikore.

Ngjarja paraprake

Futbolli serb theu rregullat e Covidit, “shpërthen” Roy Hodgson

Ngjarja e ardhëshme

Messi do të arrijë një rekord të ri personal

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian